Aktualitet

“Sterilizmi”, pas biznesmenit Ilir Rrapaj, nis dëshmia e ministres së Bujqësisë Anila Denaj

 Në komision ajo u pyet në lidhje me materialet që ajo paraqiti në lidhje me marrëveshjen për dy koncensionet dhe nëse ato kanë qenë në përputhje me ligjin.

I.F
“Sterilizmi”, pas biznesmenit Ilir Rrapaj, nis dëshmia e
Anila Denaj

TIRANË- Pas dëshmisë së biznesmenit Ilir Rrapaj, në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë edhe Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, si ish-drejtoreshë e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Në komision ajo u pyet në lidhje me materialet që ajo paraqiti në lidhje me marrëveshjen për dy koncensionet dhe nëse ato kanë qenë në përputhje me ligjin.

Denaj tha se materialet që ajo dorëzoi janë përcjellë në drejtorinë e buxhetit dhe fiskale, dhe pas këtyre procedurave iu kaluan Ministrisë së Financave. Ministrja tha se asnjë vendimmarrje e ministrisë mbi këto koncesione nuk është mbështetur në përgjigjen e drejtorisë së legjislacionit.

Pjesë nga dëshmia

Anila Denaj: Drejtoria e Legjislacionit nuk është shprehur në të gjithë pjesën e marrëdhënies kontraktuale të lidhur me çështjen e miratimit të procesit, ka dhënë opinion nëse materialet kanë qenë në përputhje me ligjin. Më pas ka vijuar në drejtorinë përgjegjëse që bëhet analiza e risqeve fiskale për të vijuar më tej tek ministri. Pjesa juridike e mbështetur nga drejtoria juridike ka dhënë opinion e tij në drejtoritë përgjegjëse për të vijuar më tej në instancat e tjera. Nuk është vendimmarrja e Ministrit të Financave i mbështetur në përgjigjen e drejtorisë së legjislacionit, procesi ka vijuar në drejtori të tjera.

Edmond Spaho: Ministri edhe në komisione të tjera hetimore, si ai djegëseve, por edhe në këtë rast, ai s’ka qenë dëshmitar këtu, por nga sa jemi njohur ne me dokumentacionin edhe nga Ministria e Financave, rezulton se ka ngritur probleme juridike për këto kontrata. Besoj i ka ngritur në bazë të referimeve që i ka dhënë drejtoria juridike. Kjo drejtoi i mbetjet këtyre referiomeve kur Ministria e Financave dhe dakordësinë.

Anila Denaj: Në dijeninë time, aktet që janë përcjellë në drejtorinë e buxhetit dhe fiskale, janë përcjellë të Ministria e Financave dhe është në diskrecionin e teknikëve të fushës për të përcaktuar qasjen e tyre. Nuk është drejtoria juridike që ka kundërshtuar apo miratuar në heshtje. Është ministri i Financave që pasi ka marrë informacionin ka vijuar me vendimin e tij.

Edmond Spaho: Cili ka qenë opinioni i drejtorisë juridike edh enë fazën e paraqitjes së koncesionit edhe kur u dha miratimi.

Anila Denaj: Skam asnjë koment, s’mund të bëjë referencë. Dokumentet mund ti merrni në Ministrinë e Financave dhe t’i referoheni përgjigjes. /ZËRI

Poll

MOS HUMB