Aktualitet

Taulant Tushe lirohet nga arresti i shtëpisë! 'Detyrim paraqitje' për ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë

Tushe ndodhej në arrest shtëpie prej 21 janarit të këtij viti, ku GJKKO vendosi lirimin nga burgu.

F.I
Taulant Tushe lirohet nga arresti i shtëpisë! 'Detyrim
Taulant Tushe

TIRANË-Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurisë për ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë, Taulant Tushe nga 'arrest në shtëpi' në 'detyrim paraqitje'. Ish-zyrtari akuzohet për shkelje të barazisë në tendera lidhur me dosjen '5D'. Tushe ndodhej në arrest shtëpie prej 21 janarit të këtij viti, ku GJKKO vendosi lirimin nga burgu.

Taulant Tusha në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të KVO, si dhe anëtarët e tjerë Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albanon Janku, kanë favorizuar shoqërinë 5D në 3 tendera të Bashkisë Tiranë duke i krijuar shoqërisë ‘5D Konstruksion’ sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik, argumenton prokuroria.

Sipas SPAK “5D Construction” ka fituar të paktën 16 tendera në Bashkinë e Tiranës dhe në institucionet e varësisë, përfshirë Ujësjellës-Kanalizime dhe “Tirana Parking”, me një vlerë prej afro 11 milionë euro./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB