Aktualitet

Të akuzuar për korrupsion/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarin, 16 muaj shërbim prove për Ded Ndojin

Të pandehurit Arben Tusha, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjet.

F.I
Të akuzuar për korrupsion/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarin, 16
foto ilustruese

TIRANË-Dy ish-zyrtarët Arben Tusha dhe Ded Ndoji janë dënuar me 4 vite burg në total këtë të martë nga GJKKO, pasi nda tyre rendonte akuza e korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. GJKKO ka dënuar me një vit burg Arben Tushën, që do e vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme. Po ashtu, të pandehurit Arben Tusha, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjet.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, pasi të pandehurit kishin pranuar aktet e dosjes së SPAK, GJKKO ka dhënë 3 vite burgim i konvertuar në 2 vite izolim për Arben Tushën, që do e vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme dhe 1 vit heqje lirie e konvertuar në 8 muaj për Ded Ndojin dhe në bazë të Nenit 59 i pezulluar si dënim dhe kthyer në 16 muaj shërbim prove.

Të akuzuar për korrupsion/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarin, 16
VENDIMI
Të akuzuar për korrupsion/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarin, 16
VENDIMI
Poll

MOS HUMB