Aktualitet

Të dënuarit me burgim të përjetshëm i gjendet lëndë narkotike, transferohet nga burgu i Peqinit në Burrel

F.I
Të dënuarit me burgim të përjetshëm i gjendet
foto ilustruese

TIRANË-  Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon se i dënuari me burgim të përjetshëm, Miklovan Parubi, është transferuar nga burgu i Peqinit në burgun e Burrelit. 

Në njoftimin zyrtar raportohet se gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në momentin e pranimit në burgun e Burrelit, Miklovan Parubit i është gjetur e fshehur në një çorape, një qese e vogël e dyshuar si lëndë narkotike.

Njoftim zyrtar: 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se, bazuar në informacionet paraprake të marra në rrugë operative nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (ShKBB), me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Adriatik Kupi për arsye sigurie është kryer transferimi i të dënuarit me burgim të përjetshëm, me iniciale M.P., nga IEVP Peqin në IEVP Burrel.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në momentin e pranimit në IEVP Burrel, në materialet personale të të dënuarit është konstatuar, e fshehur në një çorape, një qese e vogël e dyshuar si lëndë narkotike.

Menjëherë janë njoftuar drejtuesit e institucionit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve si dhe Komisariati i Policisë Burrel, i cili ka marrë në dorëzim materialin për kryerjen e ekspertizës përkatëse.

Ngjarja po ndiqet sipas procedurave ligjore në fuqi. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në një luftë pa kompromis ndaj çdo paligjshmërie brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB