
FUSHË-KRUJË-Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në superstradën Fushë-Krujë-Milot, në afërsi të Thumanës. Një automjet 'Benz', i drejtuar nga Radvan Maja u përplas me një 'Passat' që drejtohej nga Ndrec Ruçi. Për pasojë, shoferi i 'Passat-it' mbeti i plagosur rëndë, ndërsa pasagjerja që udhëtonte në automjet me të, humbi jetën, Tereza Laska.
Gjithashtu, është plagosur edhe një grua që ndodhej pranë vendit të ngjarjes, pasi është goditur nga një pjesë e shkëputur e automjetit Passat. Paraprakisht dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një dalje e gabuar në rrugë nga drejtuesi i Passatit, si dhe nga shpejtësia e lartë e automjetit Mercedes Benz.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:10, në kryqëzimin e fshatit Gramëz, Fushë-Krujë, automjeti me drejtues shtetasin N. R., rreth 73 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues R. M., rreth 22 vjeç.
Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasja T. L., 65 vjeçe (pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin N. R) si dhe janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe një këmbësore shtetasja A. S., rreth 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.