Aktualitet

Vetplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Fier, përfundon në spital

Polici e Fierit ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit.

I.F

Vetplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Fier, përfundon

 FIER- Një 18-vjeçare në Fier është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi ishte e plagosur me armë zjarri. Sipas policisë, dyshohet se 18-vjeçarë është vetëplagosur me armë zjarri. Adoleshentja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Polici e Fierit ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

"Rreth orës 17:30, shtetasja A. G., rreth 18 vjeçe, banuese në Fier, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, e dëmtuar me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën (paraprakisht dyshohet se është vetëplagosur me pistoletë).

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB