
TIRANË-Në Apelin e GJKKO u mbajt seanca për revokim të masës së sigurisë për Zambak Gjonaj dhe Arnold Rrokaj, të cilët u arrestuan për vjedhjen e të dhënave në e-mailet e prokuroreve të SPAK. Ish-drejtor i Paraburgimit të Vlorës dhe ish-drejtuesi i IKMT-së kërkojnë lirinë. Apeli i GJKKO vendosi të lejë në fusqi masën 'arrest me burg' për Zambak Gjonin e Arnold Rrokajn.
Të dy akuzohen për nxjerrje të sekretit hetimor. Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë çuar në redaksitë e mediave, të dhëna dhe informacione për dosjet që janë ende nën hetim nga SPAK. Hetimi vazhdon dhe pas arrestimit të dy zyrtarëve pritet një operacion që mund të përfshijë edhe emra të tjerë.
Sipas SPAK, Gjoni dhe Rrokaj kanë tentuar që të hakerojnë edhe emailin e kreut të institucionit, Altin Dumanit, por nuk ia kanë dalë. Po ashtu, SPAK-u njoftoi se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar dhe dosjet hetimore nuk janë prekur. Por janë marrë disa informacione që më pas i janë shpërndarë palëve të treta.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara thotë se ndërhyrja ka ndodhur më 12 mars. Sipas SPAK, dosjet kanë mbetur të pacënuar. Përveç hetimit penal për Gjonin dhe Rrokajn, SPAK ka nisur një hetim të brendshëm administrativ për të verifikuar sigurinë e sistemit të IT-së të institucionit./ZËRI