Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri drejt një biznesi në Kukës

Ka qenë pronari i dyqanit i cili ka bërë denoncimin në Polici, pasi mëngjesin e sotëm ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham

F.I
Të shtëna me armë zjarri drejt një biznesi në
PAMJE NGA VENDNGJARJA

KUKËS-Të shtëna me armë zjarri drejt një biznesi janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Kukës. Ka qenë pronari i dyqanit i cili ka bërë denoncimin në Polici, pasi mëngjesin e sotëm ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham. Pasi autoritetet kanë shkuar në vendngjarje, rezltoi se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës.

Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, ndërsa autoritetet po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Poll

MOS HUMB