Aktualitet

Me 12 emigrantë drejt kufirit grek! Arrestohen babë e bir: 10 mijë euro për rrugën nga Egjipti drejt Italisë

Babë e bir u kapën në kufirin grek me 12 emigrantë kryesisht egjiptianë.

F.I
Me 12 emigrantë drejt kufirit grek! Arrestohen babë e bir: 10
pamje nga aksioni

TIRANË-Një rast i paligjshëm i trafikimit të emigrantëve është goditur nga Policia. Dy persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim. Konkretisht Besnik Matellarin dhe djalin e tij, Mariglen Matellari, të dy të dyshuar si të përfshirë në një skemë të organizuar të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm janë arrestuar në flagrancë.

Babë e bir u kapën në kufirin grek me 12 emigrantë kryesisht egjiptianë. Këta të fundit para hetuesve kanë deklaruar se paraprakisht paguan nga 7 deri në 10 mijë euro për person, për transportin nga Egjipti drejt Italisë. Emigrantët fillimisht kalonin ilegalisht nga Egjipti në Greqi, ku më pas ndihmoheshin nga trafikantë të tjerë për të hyrë në Shqipëri. Pasi mbërrinin në territorin shqiptar, Besnik Matellarin së bashku me djalin e tij i merrnin nga Tirana ose nga qytete të jugut të vendit dhe i transportonin drejt Kukësit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore ndjekur me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin “Relay”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. M., 56 vjeç dhe M. M., 24 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Kukës, duke transportuar me 2 automjete, 12 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.   

Në vijim të veprimeve hetimore, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit Sh. K., 40 vjeç, dhe E. S., 22 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB