Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Pllanë të Lezhës, kush u qëlluan? Policia nuk gjen gëzhoja në vendngjarje

Raportohet se drejt një personi të identifikuar me iniciale A. H., i cili është qëlluar me armë zjarri, por nuk ka të lënduar. 

k.m.
Të shtëna me armë zjarri në Pllanë të Lezhës,
Foto ilustruese

LEZHË- Duket se sonte nuk ka qetësi në Lezhë! Pas përleshes mes fqinjëve në Torovicë, një tjetër ngjarje është regjistruar në Pllanë të Lezhës. Raportohet se drejt një personi të identifikuar me iniciale A. H., i cili është qëlluar me armë zjarri, por nuk ka të lënduar. 

Ka qenë vetë ky i fundit që rreth orës 19.00 ka marrë në telefon sallën operative të Policisë së Lezhës duke denoncuar se ishte qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar. 

Me të marrë njoftimin, në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë uniformat blu, por nuk kanë gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes. Për të sqaruar situatën, "shënjestra" është shoqëruar në Komisariatin e Lezhës për të dhënë dëshminë e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB