Aktualitet

Të shtënat në Laprakë, të plagosurit "kyçin" gojën, autori shpallet në kërkim (EMRI)

Shkaku i konfliktit mbetet ende i paqartë, ndërkohë që hetuesit dyshojnë se pas ngjarjes mund të fshihet një konflikt i hershëm mes personave të përfshirë.

zh.ll
Të shtënat në Laprakë, të plagosurit
foto ilustruese

TIRANË- Arbër Krashi, autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Laprakës në Tiranë, është shpallur në kërkim nga Policia.

Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur dy persona, Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri. Dy të plagosurit, mësohet se nuk kanë dhënë ende sqarime për motivet e ngjarjes apo për autorin e dyshuar.

Sipas Policisë, 36-vjeçari ka qëlluar në drejtim të dy shtetasve për motive të dobëtqa dhe ëshë larguar me automjet, ndërsa brenda 24 orëve është bërë i mundur identifikim i tij.

Megjithatë, shkaku i konfliktit mbetet ende i paqartë, ndërkohë që hetuesit dyshojnë se pas ngjarjes mund të fshihet një konflikt i hershëm mes personave të përfshirë. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Zbardhen brenda 24 orëve, autorësia dhe rrethanat e plagosjes së dyfishtë me armë zjarri, kryer mbrëmë, në Laprakë.

Identifikohet autori i dyshuar dhe punohet intensivisht për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore kryer nga specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të plagosjes me armë zjarri, të shtetasve D. T. dhe B. D. (miq me njëri-tjetrin), rreth orës 21:20 të datës 08.09.2026, në Laprakë, u mundësua identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit A. K., 36 vjeç, banues në Tiranë.

36-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 2 shtetasve, për motive të dobëta, dhe është larguar me automjet.
Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit A. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të metejshme.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku rreth orës 21:20 u raportuan të shtëna me armë në zonën e Laprakës, në rrethanë të paqarta. /ZËRI

Poll

MOS HUMB