Aktualitet

Tenderin e Hidrovorit e fitoi babai i drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve, Prokuroria e Durrësit sekuestron dokumentet në Bashki

Tenderi për ndërtimin e hidrovorit të Porto Romanos është fituar nga kompanitë “Vëllezërit Hysa”, “2T” dhe “Adriatik

E.K
Tenderin e Hidrovorit e fitoi babai i drejtorit të Ujësjellës
spartak kovaci

DURRËS- Prokuroria e Durrësit, ka sekuestruar dokumentet që lidhen me ndërtimin e hidrovorit të ri në Port Romano, me vlerë 19 milionë euro, pas përmbytjeve që kanë paralizuar prej një jave jetën e banorëve, ndërsa shkaktuan dhe një viktimë. Referuar burimeve nga grupi hetimor, Prokuroria ka sekuestruar dokumentin “Hartim i studimit të projektit për rehabilimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos-Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, në kuadër të procesit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë”.

Gjithashtu është marrë pranë Bashkisë së Durrësit e gjithë procedura tenderuese për hidrovorin, e po ashtu dokumentet e zbatimit të projektit. Ka dyshime se hidrovori nuk ka funksionuar sio duhet, dhe për pasojë janë shkaktuar edhe përmbytjet. Tenderi për ndërtimin e hidrovorit të Porto Romanos u fitua nga kompanitë vëllezërit Hysa, 2T dhe Adriatik.

Kjo e fundit, zotërohet nga babai i Spartak Kovaçit, i cili ka qenë drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës dhe ka dyshime se tenderin për hidrovorin mund të jetë paracaktuar, për shkak të lidhjeve familjare që ka pasur mes tyre.

Tenderin e Hidrovorit e fitoi babai i drejtorit të Ujësjellës
hidrovori

Emri i Kovaçit është denoncuar dhe nga banorët e Durrësit, të cilët për dy ditë me radhë protestuan në derën e Bashkisë së Durrësit, duke kërkuar dorëheqjen e Emiriana Sakos. Si pasojë e përmbytjeve që kanë nisur të martën e kaluar, humbi jetën punonjësi i ndërmarrjes së komunales Astrit Hysenaj.

Prokuroria po heton për akuzat e shpërdorimit të detyrës, përmbytjes së pronës dhe përmbytjes së pronës nga pakujdesia. Në mesin e emrave që po hetohen është pikërisht dhe ai i Petrit Kovaçit, ndërsa tashmë dosja është zgjeruar dhe në drejtim të procedurës që është ndjekur në dhënien e tenderit.

“Me qëllim thellimin në shkaqet që kanë çuar në shkaktimin e këtyre pasojave dhe analizimin në mënyrë ezauruese nëse shkaqet kanë qenë tërësisht natyrore apo kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë apo mospërmbushjes së detyrës nga ana e organeve kompetente shtetërore apo të vetëqeverisjes vendore, merret iniciativa për regjistrimin e këtij procedimi penal. Ndërkohë, hetimi i mëtejshëm do të japë përfundime të drejta mbi ekzistencën ose jo të përgjegjësisë penale”, njoftoi Prokuroria e Durrësit disa ditë më parë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB