
TIRANË-Policia e Shtetit është përplasur me protestuesit në të 5 pikat ku mbështetës të opozitës po protestojnë në kuadër të ‘mosbindjes civile’ për të liruar rrugët e bllokuara nga qytetarët. Teksa shoqërimet e para nga Policia kanë filluar, Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, i pozicionuar te sheshi Wilson, ka paralajmëruar ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe kreun e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, se do të përballen me kallëzime penale.
Gazment Bardhi: Po shkelni kushtetutën, po shkelet e drejta kushtetuese e qytetarëve për të protestuar. Ta harrojë Ervin Hoxha, nipi i Enver Hoxhës, dhe drejtori i Policsë, i caktuar nga bandat, se mund të frikësojnë qytetarët. i bëj thirrje të mos provokojnë qytetarët.
Protesta pritet të zgjasë rreth tre orë, ndërsa policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator./ZËRI