Aktualitet

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Ka ndodhur mbi 3 herë, autorët s’janë gjendur

Sipas tij, në rastet e mëparshme grabitësit kanë arritur të marrin sende me vlerë, duke shkaktuar dëme që kapin shifrën mbi 15 mijë euro.

F.I
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Ka ndodhur mbi
Pamje nga argjendaria


POGRADEC- 
Në orët e para të mëngjesit të sotëm është tentuar të grabitet një argjendari në qytetin e Pogradecit.

Pronari i kësaj argjendarie, Lytfi Alia, tregon se është e disata herë që argjendaria e tij sulmohet dhe ende nuk janë gjetur autorët. Sipas tij, në rastet e mëparshme grabitësit kanë arritur të marrin sende me vlerë, duke shkaktuar dëme që kapin shifrën mbi 15 mijë euro.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, rezulton se tre persona të maskuar kanë hapur derën e dyqanit duke përdorur një kriko makine.

Pronari shprehet se shpreson që këtë herë policia të arrijë të identifikojë dhe të ndalojë autorët, pasi bëhet fjalë për raste të përsëritura.

"Në orën 3:30 është hapur dyqani me kriko, ka rënë sistemi i alarmit dhe kanë ikur ata. Nuk kanë marrë absolutisht asnjë gjë. Dyqani im është vjedhur mbi tre herë gjatë kohës që unë e kam hapur si biznes. Edhe dy herët e para nuk janë kapur autorët. Të shikojmë këtë radhë. Dëmi ka qenë i madh, mbi 15 mijë euro (në vjedhjet e tjera). Kemi frikë për biznesin, nuk shesim dot, nuk qëndrojmë dot. Nuk është e njëjta dorë, se dyqani im është vjedhur para 15 vitesh atë herë. Ra alarmi, prandaj s'vodhën dot gjë dhe janë larguar. Kur kam ardhur unë, s'më la policia të hyja brenda. Mbaroi policia veprimet, pashë gjendjen dhe s’ishte marrë asnjë gjë. Kamerat e sigurisë i kanë filmuar autorët, por ata janë me maska. Ishin 3 persona”, tha argjendari.

Poll

MOS HUMB