Aktualitet

Tentoi të rrëmbejë 15-vjeçaren në rrugë, arrestohet 30-vjeçari në Dibër

F.I
Tentoi të rrëmbejë 15-vjeçaren në rrugë,
FOTO ILUSTRUESE

DIBËR- Një 30-vjeçar është arrestuar në fshatin Lunar të Dibrës, pasi ka tentuar të marrë me forcë një 15-vjeçare në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Lunar, njësia administrative Selishtë, një shtetas po tentonte të merrte me forcë një shtetase të mitur, kanë shkuar menjëherë në drejtim të këtij fshati.

Si rezultat i veprimeve, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit G. L., 30 vjeç, banues në fshatin Lunar, i cili dyshohet se ka tentuar të marrë me forcë një 15-vjeçare, në rrugë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

Poll

MOS HUMB