Aktualitet

Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali, arrestohet pas një muaji 30-vjeçari nga Tepelena (EMRI)

E reja arriti që t'i shpëtonte autorit duke u largua me vrap dhe më pas denoncoi rastin në polici.

M.K.

 

Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali, arrestohet pas një
FOTO ILUSTRUESE

SARANDË– Pas një muaji në kërkim, Policia e Sarandës ka arrestuar 30-vjeçarin Mariglen Kondi, i dyshuar për tentativën e rrëmbimit të një të reje nga Nepali pranë pikës kufitare të Qafë Botës. Arrestimi u krye mesditën e kësaj të hëne në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit.

Ngjarja për të cilën akuzohet Kondi ka ndodhur rreth orës 18:53min të 2 korrikut, në aksin Konispol–Qafë Botë, në vendin e njohur si “Postblloku'. Sipas hetimeve, 30-vjeçari ka tentuar disa herë të fusë me forcë në automjet një vajzë nga Nepali. E reja arriti që t'i shpëtonte autorit duke u largua me vrap dhe më pas denoncoi rastin në polici.

Uniformat blu bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar pamjeve të sigurisë, dhe shpalljen e tij në kërkim.

Mariglen Kondi rezulton person me precedentë penalë. Në vitin 2020 ai është arrestuar për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim, ndërsa më pas masa e sigurisë iu zëvendësua me 'arrest në shtëpi'. Sipas të dhënave, ai e ka shkelur këtë masë dhe në vitin 2021 u arrestua sërish, këtë herë i dyshuar për vjedhjen e disa kamionçinave në Lushnjë.

30-vjeçari pritet të përballet me akuzat për tentativë rrëmbimi, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB