Aktualitet

Tentoi të qëllojë pronarin e lokalit pas një sherri, arrestohet 54-vjeçari

Fatmirësisht, efektivët e policisë kanë ndërhyrë në kohë dhe neutralizuan 54-vjeçarin, i cili mbante armën e zjarrit në dorë.

I.F
Tentoi të qëllojë pronarin e lokalit pas një sherri,
Shkodër

SHKODËR- Një 54-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi ka tentuar të qëllojë pronarin e lokalit, pas një debati mes tyre. Policia bën me dije se në pranga ka rënë Vedat Hoxha, i cili pas debatit në lokal është larguar dhe u rikthye më pas me një armë zjarri me vete. Fatmirësisht, efektivët e policisë kanë ndërhyrë në kohë dhe neutralizuan 54-vjeçarin, i cili mbante armën e zjarrit në dorë.

Ndërsa, pronari i lokalit, 36-vjeçari me iniciale G. H., 36 vjeç, u vu nën hetim për veprat penale “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

"Pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative për një konflikt në lagjen “Manush Alimani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, organizuan punën dhe menjëherë kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosje”, i shtetasit V. H., 54 vjeç, banues në Shkodër.

54-vjeçari, pas një konflikti me pronarin e lokalit shtetasin G. H., 36 vjeç, ishte larguar duke u rikthyer në lokal ku kishte me vete një armë zjarri kallashnikov. Në momentin që është rikthyer në lokal kanë mbërritur dhe shërbimet e Policisë të cilët kanë ndërhyrë për të neutralizuar 54 vjeçarin që mbante armën e zjarrit në dorë.

54-vjeçari në pamundësi për tu larguar ka hedhur armën në tokë. Shërbimet e Policisë e kanë prangosur menjëherë dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit dhe municionin luftarak.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lire shtetasi G. H., 36 vjeç, banues në Shkodër për veprat penale “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”", njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB