TIRANË- Tirana mirëpret sot, në orën 17:00, protestën mbarëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa protestuesit e parë kanë mbërritur në sheshin “Skënderbej”. Më pak se dy orë nga nisja e protestës, sheshi ka filluar të mbushet me qytetarë nga Kosova të cilët po mbajnë në duar flamujtë kuq e zi dhe simbole të UÇK-së.
View this post on Instagram
Që prej orëve të para të mëgjesit, qindra protestues me flamujt kuqezi dhe flamujt e UÇK-së erdhën Kosova drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës me moton “Liria ka emër”. Me uniformë ushtarake me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qindra ish-luftëtarë u pritën me përshëndetje ushtarake në pikën kufitare mes Kosovës e Shqipërisë.
View this post on Instagram
Veteranë të tjerë me motoçikleta u nisën për në kryeqytetin shqipta, ndërsa qytetarët nga qytete të ndryshme të Kosovës me autobusë morën rrugën për në Tiranë, për të përcjellë një mesazh të vetëm, “Liri për çlirimtarët”.
Mësohet se gjatë protestës, fjalimet do të mbahen nga kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ali Ahmeti dhe një përfaqësues i familjeve të dëshmorëve. Për mbarëvajtjen e protestës do të bllokohet për 2 orë qarkullimi tek Bulevardi i Ri, nga ora 17:00 deri rreth orës 19:00, pasi do të parkohen mjetet e protestuesve.