LEZHË- Gjykata e Lezhës ka miratuar 9 masa sigurie në lidhje me një hetim për tjetërsimin e pronave dhe ndërtimet e paligjshme në bregdetin e Shëngjinit. Në mesin e personave që është dhënë masë sigurie nga Gjykata janë dhe Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës dhe Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve, ndaj të cilëve u caktuar masa e arrestit në shtëpi. Ndërkohë që për dy drejtues të IKMT-së janë dhënë masë ndalimi për të dalë jashtë vendit. Po ashtu për punonjësin e policisë Martin Ndoka është vendosur masa e pezullimit të ushtrimit të detyrave publike, si dhe ndalimi i daljes jashtë vendit. Masa e arrestit ne burg është dhënë vetëm për biznesmenin Pjetër Tuci, i cili dyshohet se ka ndërtuar pa leje.
EMRAT:
Pjetër Tuçi – “arrest në burg”
Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “arrest në shtëpi”
Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “arrest në shtëpi”
Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “arrest në shtëpi”
Luiza Bala – “arrest në shtëpi”
Hekuran Xhina – “arrest në shtëpi”
Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”
Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”
Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – “pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
/ZËRI