Aktualitet

Tragjedi në Lushnjë, makina përfundon në kanal, 2 motra humbin jetën (EMRAT)

Fatkeqësisht të dyja motrat që ndodheshin ne mjet, Mirela Hasko 50-vjeçe dhe Florijë Xhepa 53-vjeçe , kanë humbur jetën. 

M.K.
Tragjedi në Lushnjë, makina përfundon në kanal, 2 motra
foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Delisufaj të Lushnjes, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë. Fatkeqësisht të dyja motrat që ndodheshin ne mjet, Mirela Hasko 50-vjeçe dhe Florijë Xhepa 53-vjeçe , kanë humbur jetën. 

Menjëherë në vendngjarje janë dërguar shërbimet e emergjencës, dhe grupi hetimor. Mësohet gjithashtu se kanali ka qenë pme ujë dhe dy motrat janë mbytur pasi nuk kanë mundur dot të.Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftim nga policia:

Lushnjë/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, jemi njoftuar se në një kanal me ujë, në aksin rrugor rural “Delisufaj-Çukas”, kishte rënë një automjet.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, ku kanë konstatuar brenda automjetit dy shtetase të pajeta, konkretisht shtetasen F. Xh., 53 vjeçe, banuese në fshatin Çermë, drejtuese e automjetit, si dhe motrën e saj, shtetasen M. H., 50 vjeçe, banuese në fshatin Delisufaj, e cila ishte pasagjere në automjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së automjetit në kanal./ZËRI

Poll

MOS HUMB