KSAMIL- Ka hyrë hyrë brenda perimetrit të sigurisë në Ksamil një mjetë lundrues Jet Ski, duke rrezikuar jetën e pushuesve.
Pas konstatimit të ngjarjes, Policia Kufitare në Ksamil ka bllokuar mjetin lundrues, gjithashtu është gjobitur me 500 mijë lekë të rinjë pronari i Jet Ski-së.
Ngjarja është konstatuar gjatë kontrolleve dhe patrullimeve të kryera nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, të cilat kanë intensifikuar monitorimin përgjatë vijës bregdetare me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve.
Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ksamilit, në zonën e njohur si “Tre Ishujt”, shërbimet policore kanë konstatuar një Jet Ski që kishte hyrë brenda perimetrit të përcaktuar të sigurisë.
Njoftimi i policisë:
Ksamil/ Monitorim i pandërprerë i Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare për garantimin e perimetrit të sigurisë
Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues (Jet Ski), duke rrezikuar jetën e pushuesve. Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues dhe ndëshkon pronarin me masë administrative 500 000 lekë të rinj.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.
Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ksamilit, në vendin e quajtur “Tre Ishujt”, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues Jet Ski, i cili ishte futur brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku pushuesit po laheshin, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre.
Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa pronari i tij, shtetasi A. P., u ndëshkua me masë administrative prej 500 000 lekësh të rinj.
Policia e Shtetit apelon sërish ndaj përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e përcaktuara për pushuesit./ZËRI