Aktualitet

Tragjedi në Shkodër! Shkrumbohet banesa në Postribë, Policia: Humb jetën nëna me dy fëmijët 1 dhe 3-vjeç

Banesa, e cila ndodhej në një zonë të thellë malore rreth 30 minuta në këmbë nga rruga automobilistike, ishte pothuajse tërësisht e djegur kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje.

zh.ll
Tragjedi në Shkodër! Shkrumbohet banesa në Postribë,
banesa

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Domen të Postribës, në Shkodër, ku një banesë është përfshirë nga flakët. Në momentin e zjarrit brenda në banesë ndodheshin një nënë me dy fëmijët e saj.

Banesa, e cila ndodhej në një zonë të thellë malore rreth 30 minuta në këmbë nga rruga automobilistike, ishte pothuajse tërësisht e djegur kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje. Vështirësia e terrenit ka penguar ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të emergjencës.

Në një njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën nëna 24-vjeçarja dhe 2 fëmijët e mitur 3 dhe 1-vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, familjarët kishin shkuar në banesën e vjetër, e cila dyshohet se nuk ishte e banueshme, kur ajo është përfshirë nga flakët. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB