Aktualitet

Tragjedia në Postribë/ Këshilli Bashkiak i Shkodrës nderon me një minutë heshtje nënën dhe dy fëmijët që humbën jetën

Viktimat janë Bleona Çobaj, 24 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj, të moshës 1 dhe 3 vjeç, të cilët humbën jetën pasi banesa ku ndodheshin u përfshi nga flakët.

M.K.
Tragjedia në Postribë/ Këshilli Bashkiak i Shkodrës nderon
këshilli bashkiak shkodër

SHKODËR–  Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës ka nisur këtë të mërkurë me një minutë heshtje në kujtim të tre viktimave të tragjedisë së ndodhur në Postribë, ku humbën jetën një 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Viktimat janë Bleona Çobaj, 24 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj, të moshës 1 dhe 3 vjeç, të cilët humbën jetën pasi banesa ku ndodheshin u përfshi nga flakët.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, në momentin kur e reja ndodhej brenda banesës së bashku me dy fëmijët. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, asnjëri prej tyre nuk mundi të shpëtonte.

Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi që ndodhej në banesë. Gjithashtu, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur edhe një shishe me benzinë, e cila do t'i nënshtrohet ekspertizës për të përcaktuar nëse ka lidhje me ngjarjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB