Aktualitet

TRAGJIKE/ Grabitën farmacinë në Spanjë, 3 shqiptarë tentuan t’i iknin policisë por u përplasën me makinën e një oficeri! Vdesin të katërt

Përplasja e fuqishme çoi në shpërthimin në flakë të të dy automjeteve.

F.I
TRAGJIKE/ Grabitën farmacinë në Spanjë, 3 shqiptarë
pamje nga aksidenti

SPANJË-Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin e Malagas, ku një nën-inspektor i Policisë Kombëtare Spanjolle, 48-vjeç, dhe tre persona të dyshuar si pjesëtarë të grupeve kriminale shqiptare, humbën jetën pas një përplasjeje “kokë më kokë” mes dy automjeteve, raportojnë mediat e huaja.

Ngjarja nisi pas një përpjekjeje për grabitje në një farmaci në rrugën Lope de Rueda, në lagjen Puerto de la Torre. Pasi hynë brenda farmacisë, tre burra me kapuç, të cilët u kapën nga kamerat e sigurisë, u përpoqën të hapnin kasafortën duke e goditur me çekiçë, por nuk ia dolën mbanë.

Rreth orës 4:45 të mëngjesit, alarmet u ndezën në farmaci dhe Oficerët e Policisë Vendore të Malagës ishin të parët që mbërritën, por grabitësit ishin larguar tashmë. Pas grabitjes, makina që transportonte tre grabitësit e dyshuar u përplas rreth orës 5:30 të mëngjesit me një automjet tjetër që transportonte një nën-inspektor 48-vjeçar të Policisë Kombëtare, i cili po kthehej në shtëpi pasi kishte mbaruar turnin e natës.

Përplasja e fuqishme çoi në shpërthimin në flakë të të dy automjeteve. Sipas autoriteteve të Këshillit të Qytetit të Malagës, zjarrfikësit nga stacionet Churriana, Carretera de Cádiz dhe Martiricos mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të nxjerrë trupat nga mjetet e djegura. Tre personat në makinën e grabitësve u gjetën të pajetë. Identitieti i shqiptarëve nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Spanjë dhe autoritetet lokale kanë shprehur ngushëllimet për familjen e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB