Aktualitet

Tragjike në Gjirokastër! Adoleshenti mbytet në pishinë, policia: Dyshohet se pësoi infarkt (EMRI)

Aktualisht, rrethanat e sakta të ngjarjes nuk janë të qarta. 

zh.ll
Tragjike në Gjirokastër! Adoleshenti mbytet në pishinë,
policia ne vendngjarje

GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00, në Gjirokastër, ku një i mitur ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se 15-vjeçari i identifikuar si Arbër Peçi ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në pishinën private "Glow"

Aktualisht, rrethanat e sakta të ngjarjes nuk janë të qarta, ndërsa paraprakisht dyshohet se i mituri ka pësuar infarkt. 

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Poll

MOS HUMB