MEMALIAJ-Një shpërthim me tritol është raportuar në oborrin e një banese në fshatin Toç, Memaliaj. Nga pamjet filmike ka rezultuar se kanë qenë dy autorë, të cilët kanë zbritur nga një automjet tip “Range Rover”. Autorët dyshohet se kanë djegur automjetin që përdorën për ngjarjen në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj", në afërsi të fshatit Qesarat dhe më pas janë larguar nga vendngjarja në këmbë.
Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit janë raportuar vetëm deëme materiale, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.
Lënda plasëse është vendosur në oborrin e banesës së Butjan Kapajt, kryetar i njësisë administrative Qesarati. Ky i fundit ka deklaruar para hetuesve se nuk ka konflikte me njeri, por nuk ka dashur të japë shumë detaje dhe ka patur mungesë bashkëpunimi me policinë. Kapaj gjithashtu ka përjashtuar mundësinë që ngjarja të ketë lidhje me punën e tij si drejtues njësie administrative.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.04.2026, rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 67 vjeç, në fshatin Toç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Autori/autorët, gjatë largimit, në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj", në afërsi të fshatit Qesarat, dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet hetimore për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./ZËRI