Aktualitet

"Ashtu si e preka për herë të parë kur lindi, e sistemova...", rrëfimi i prindërve të Ilaria Sulës: E varrosëm me fustan princeshe

Trupi i pajetë i Ilaria Sulës u gjet më 2 prill 2025 në një valixhe të hedhur në një humnerë.

F.I
"Ashtu si e preka për herë të parë kur lindi, e
prindërit e Ilaria Sulës

ITALI-Gëzime dhe Flamur Sula kanë rrëfyer në emisionin Verissimo historinë tragjike të vajzës së tyre, Ilaria Sula, e cila u vra me thikë nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson. Ky i fundit fillimisht fshehu trupin e vajzës dhe inskenoi largimin e saj, duke dërguar mesazhe nga telefoni i Ilarisë tek shoqet dhe prindërit e saj për të krijuar përshtypjen se ishte larguar me dëshirë.

"25 marsi 2025 ishte dita e fundit që kemi folur me Ilarian. Për ne, ajo është vrarë po atë ditë. Ai e kishte planifikuar gjithçka. Ai më tha: ‘Më vjen keq që jemi njohur në këtë situatë’. Më tregoi se nuk e kishte parë Ilarian prej një muaji sepse ishin ndarë. Unë e pyeta nëse kishte lidhje me zhdukjen dhe ai u betua mbi varrin e nënës së tij – që në fakt është gjallë – duke thënë: ‘Ilarias nuk do t’i prekja asnjë fije floku, unë e dua’,-shprehen prindërit e Ilarias.

Trupi i pajetë i Ilaria Sulës u gjet më 2 prill 2025 në një valixhe të hedhur në një humnerë. Në pastrimin e vendit të krimit dhe fshehjen e trupit e kishte ndihmuar edhe nëna e Mark Samsonit, e cila tashmë ka pranuar një dënim me dy vite burg. Prindërit e Ilarisë nuk i kanë pranuar kurrë kërkimfaljet.

“Me çfarë guximi na kërkon falje pasi pastroi gjakun e vajzës sonë dhe e shkeli me këmbë gjakun e saj? Ashtu si e preka për herë të parë kur lindi, e sistemova me duart e mia ditën e fundit. Doja ta laja vetë, ta prekja trupin e saj. I thashë burrit: dua t’i blej një fustan princeshe për vajzën tonë, sepse ajo ishte princesha e shtëpisë. Shkova i bleva fustan dhe këpucë,” rrëfen mes lotësh Gezime.

Ajo shkon çdo ditë te varri i vajzës.

“Shkoj çdo ditë, ulem dhe i flas për ëndrrat që nuk arriti t’i realizojë. Ajo mezi priste të diplomohej. Sot është Ilaria ajo që më jep forcë të vazhdoj, jam këtu për të kërkuar drejtësi për të. Jeta jonë ka ndryshuar plotësisht. Ne nuk jetojmë më, ne mbijetojmë. Ecim përpara për djalin tonë Leon dhe për të marrë drejtësi për vajzën tonë Ilaria. Buzëqeshja nuk do të kthehet më në fytyrat tona, por Ilaria duhet të ketë drejtësi.”

Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit 2025, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë. Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli./ZËRI

Poll

MOS HUMB