Aktualitet

U arrestua me eksploziv gati për shpërthim, Perikli Doçi në tetor qëlloi me armë zjarri dhe i vendosi tritolin një banese

Po në të njëjtin muaj, ai ka hedhur një sasi lënde plasëse në banesën e një personi ku ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

F.I
U arrestua me eksploziv gati për shpërthim, Perikli Doçi
Perikli Doçi

TIRANË-Perikli Doçi është personi i cili u arrestua teksa po udhëtonte me një motomjet pa targa, me maskë silikoni të vendosur, eksploziv, 10 litra lëndë djegëse, 1 armë zjarri. 

37-vjeçari është një person i njohur për policinë, pasi në tetor të vitit të 2025, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese e më pas automjetin e përdorur në krim, e ka djegur në urën e Tapizës. Po në të njëjtin muaj, ai ka hedhur një sasi lënde plasëse në banesën e një personi ku ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

"Nga hetimet e mëtejshme dyshohet se shtetasi i arrestuar, P. D, më datë 03.10.2025, në rrugën “Besim Cera”, Paskuqan 1, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Q. K., dhe më pas ka djegur automjetin e përdorur gjatë kryerjes së krimit, në afërsi të urës së fshatit Tapizë, si dhe më datë 17.10.2025, në rrugën “Unaza e Madhe”, Paskuqan 2, ka hedhur një sasi lënde plasëse në banesën e shtetasit Rr. D., ngjarje nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale,"-thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia është vënë në ndjekje të Doçit pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Ai është arrestuar në afërsi të liqenit të Paskuqanit duke parandaluar këshu një ngjarje të mundshme kriminale. Dyshohet se motomjeti me të cilin po udhëtonte, të jetë i vjedhur./ZËRI

Poll

MOS HUMB