Aktualitet

Tritol banesës në Tiranë! Pronarit në 2009 i vranë vëllanë, fëmijët e tij dyshohet se janë të përfshirë në trafik droge

Ngjarja ka ndodhur në mesnatë rreth orës 00:35.

F.I
Tritol banesës në Tiranë! Pronarit në 2009 i vranë
PAMJE NGA VENDI I NGJARJES

TIRANË-Një sasi tritoli ka shpërthyer në portën e jashtme të një banesenë rrugën “Besnik Hidri”, Tiranë. Lënda plasëse i është vendosur banesës në pronësi të Tonin Qafës. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë rreth orës 00:35. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar dhe si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Konkretisht është dëmtuar dera e oborrit të banesës, xhamat e banesës si dhe është dëmtuar një automjet i parkuar aty pranë.

Mësohet se në vitin 2009 Tonin Qafës i është vrarë i vëllai. Pas vrasjes familja Qafa me origjinë nga Fushë Arrëzi u shpërngul në Amerikë. Tonin Qafa ishte kthyer në Shqipëri muajt e fundit. Ngjarja nuk dihet nëse ka lidhje me vrasjen e ndodhur vite më parë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit. Hetimet po përqendrohen edhe te aktivitetet e nipave dhe fëmijëve të tij, disa prej të cilëve dyshohet të jenë të përfshirë në trafikun e drogës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB