Aktualitet

U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë

Sipas familjarëve, celulari i saj është i fikur ndaj edhe ka një mobilizim të miqve dhe kolegëve për gjetjen e saj.

k.m.
U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja
Ilarja Sula

ITALI- Kërkohet Ilarja Sula! Prej një jave nuk ka asnjë lajm për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare, e cila është studente në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza. Sipas familjarëve, celulari i saj është i fikur ndaj edhe ka një mobilizim të miqve dhe kolegëve për gjetjen e saj.

Sipas disa të njohurve, ajo u zhduk më 25 mars nga zona Furio Camillo ku jeton, në një apartament që ndan me disa shokë.

Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar dhe kanë nisur të kërkojnë ndihmë edhe në rrjetet sociale.

Ndërkohë është aktivizuar dhoma e kontrollit në prefekturë dhe janë njoftuar të gjitha organet dhe shoqatat përgjegjëse për kontrollet. Ndër hipotezat për të shpjeguar zhdukjen, është se Ilaria u largua pas ndarjes me të dashurin, shkruan Corriere della Sera.

Ajo u largua nga shtëpia në orën 21:30 të së martës, më 25 mars, pa thënë lamtumirë. Ajo nuk i tha askujt se ku po shkonte, ajo nuk tha lamtumirë, por kishte ndodhur edhe herë të tjera në të kaluarën që ajo të mos thoshte lamtumirë. Ne nuk pamë asgjë të çuditshme për këtë. Por që atëherë nuk e kam parë apo dëgjuar më prej saj,”- shprehet shoqja e Ilarias për "Corriere della Sera".

Pasi u largua nga banesa, 22-vjeçarja shkëmbeu disa mesazhe në ëhatsapp me shoqet e tjera të dhomës, mesazhet të cilat po hetohen. Por nisur nga e shtuna e datës 29 mars, Ilaria nuk i përgjigjej më askujt, ndaj edhe shoqet e dhomës dhe familja kanë kërkuar ndihmë nga Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB