Aktualitet

Tritol biznesit në Tiranë, autori i maskuar lë lëndën plasëse tek motori i kondicionerit...

Autori është afruar me shpejtësi pranë biznesit, ka lënë një sasi të vogël lënde plasëse te motori i kondicionerit, pranë derës dhe më pas është larguar menjëherë.

F.I
Tritol biznesit në Tiranë, autori i maskuar lë lëndën
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në një market në Tiranë në zonën e 'Kinostudios'. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rreth zonës, ka rezultuar se autor i kësaj ngjarjeje është një person ende i paidentifikuar, i cili ka qenë i maskuar. Ai është afruar me shpejtësi pranë biznesit, ka lënë një sasi të vogël lënde plasëse te motori i kondicionerit, pranë derës dhe më pas është larguar menjëherë.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jenë bërë disa konflikte të mëparshme të pronarit të bar-kafesë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të marketit në pronësi të shtetasit L. L., dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB