Aktualitet

Tritoli në Theth në pronësi të familjes Breishta, autori: Mora porosi nga burgu!

Paplekaj deklaroi se ka marrë porosi nga burgu për të vendosur lëndën plasëse.

F.I
Tritoli në Theth në pronësi të familjes Breishta, autori:
PAMJE NGA VENDNGJARJA

SHKODËR-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Theth, ku një sasi eksplozivi i është vendosur një hoteli mëngjesin e sotëm. 39-vjeçari Frederik Paplekaj, autori i vendosjes së tritolit në derën e një hoteli në Theth, ka dhënë dëshminë e tij para policisë.

Paplekaj deklaroi se ka marrë porosi nga burgu për të vendosur lëndën plasëse. Ai nuk ka folur në lidhje me arsyet e vendosjes së lëndës plasëse në biznesin në pronësi të Çesk dhe Ardjan Breishta.

39-vjeçari Paplekaj akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Autori u filmua edhe nga kamerat e sigurisë të cilat kishin kapur momentin kur ai u afrua ne këmbë dhe me pas vendosi lenden plasëse./ZËRI

Poll

MOS HUMB