DURRËS- Banorët e Durrësit janë alarmuar në orët e para të mëngjesit nga dy shpërthime me lëndë eksploziv.
Rasti i parë është shënuar rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11 të Durrësit, ku një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit me inicialet G. K.
Ndërkohë rreth orës 04:30, një tjetër shpërthim është regjistruar në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa-Ndroq. Tritoli është hedhur në derën e garzhit të një automjeti. Si pasojë e shpërthimeve fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacione paraprake
Rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11, Durrës, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit G. K., është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale.
Gjithashtu, rreth orës 04:30, në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq, është hedhur një sasi lënde plasëse në derën e garazhit të një automjeti, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet për mbledhjen dhe administrimin e provave, zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.