Foto ilustruese
ELBASAN- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku biznesmeni Mondi Mëhlla ka mbetur i vrarë. Vrasja ka ndodhur në afërsi të një karburani në Unazën Jugore të qytetit, në pronësi të viktimës.
Burime bëjnë me dije se Mëhalla është një biznesmen i njohur në qytetin e Elbasanit, pronar i një karburanti në Unazës Jugore, ndërsa së fundi kishte dhe një rrjet taksish që operonin në qytet.
Vrasja ka ndodhur rreth orës 21:00, pranë karburantit në pronësi të Mëhallës, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, me qëllim kapjen e autorëve./ZËRI
Poll