Aktualitet

Tuneli i Llogarasë, SPAK do t’i komunikojë akuzën në qeli edhe Evis Beberit, si dhe drejtorit të KESH Erald Elezi

Belinda Balluku dhe një pjesë e vartësve dhe ish-vartësve të saj, janë marrë të pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, për tunelin e Llogarasë

E.K
Tuneli i Llogarasë, SPAK do t’i komunikojë akuzën në
evis berberi dhe belinda balluku

TIRANË- Prokuroria e Posaçme pritet që të zgjerojë numrin e personave që janë marrë të pandehur në lidhje me hetimet për tunelin e Llogarasë. Pas ministres Belinda Balluku, kreut aktual të ARRSH-së Gentian Gjyli, akuza do t’i komunikohet dhe Evis Beberit, i cili prej më shumë se një viti ndodhet në qeli si dhe drejtorit të KESH, Erald Elezi. Po ashtu Prokuroria e Posaçme, pritet që të marrë të pandehur dhe dy anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët do të akuzohen për shkeljen e barazisë në tendera.

Komunikimi i akuzës është hapi i radhës në çështjen që po hetohet nga prokurori i Posaçëm Dritan Prençi. Më therët të premten, Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzën numri 2 të qeverisë, zv,kryeministres Belinda Balluku.

Pasditen e të premtes, Balluku u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, teksa pak minuta më vonë vetë Prokuroria dha detaje për hetimin dhe njoftoi zyrtarisht akuzat. SPAK sqaroi se deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, ministrja është marrë në hetim për njërën prej procedurave të prokurorimit për Tunelin e Llogarasë, konkretisht për aksin Orikum-Himarë, pjesë e autostradës (Vlorë-Sarandë), ku janë evidentuar shkelje në zhvillimin e procedurës së tenderimit për këtë aks. 

Sipas SPAK, bëhet fjalë për procedurën e zhvilluar më 11 dhjetor 2020, e cila më pas u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 190 mln euro pa TVSH, një nga më të kushtueshmit sot në vend. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB