Aktualitet

U arratis nga Shënkolli/ Policia në alarm për kapjen e Daut Lazes: 10 000 euro shpërblim për këdo që jep informacione

Në njoftimin e ndarë, Policia thekson se i arratisuri paraqet rrezikshmëri shoqërore, ndaj kërkohet ndihma e qytetarëve.

k.m.

U arratis nga Shënkolli/ Policia në alarm për kapjen e Daut

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar për arratisjen nga burgu i Shënkollit të Daut Lazes, i arrestuar në vitin 2021 për dhunë në familje. Në njoftimin e ndarë, Policia thekson se i arratisuri paraqet rrezikshmëri shoqërore, ndaj kërkohet ndihma e qytetarëve. Për të gjithë ata që japin informacione për kapjen e tij, Policia ofron 10 mijë euro shpërblim. 49-vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Menjëherë pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, se në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor, Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit, shtetasit Daut Laze, 49 vjeç, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë organizuar punën dhe po kryejnë kontrolle intensive për gjetjen e tij. Sqarojmë se shtetasi Daut Laze është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.

49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore, prandaj kërkojmë ndihmën e qytetarëve, për të njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, për çdo të dhënë në lidhje me vendndodhjen e tij. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 49-vjeçarit. Policia e Shtetit ka vendosur shpërblimin 10 000 euro për çdo informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e këtij shtetasi. Qytetarët mund të njoftojnë në numrin pa pagesë 112 të Policisë së Shtetit dhe në numrin 068 200 29 61, të vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Laze është arratisur gjatë natës duke kapërcyer murin në anën jugore të burgut dhe është arratisur. Në momentin që është arratisur, nuk është konstatuar nga punonjësit e shërbimit. 49-vjeçari ishte shtruar në dhomën e mjekimeve të burgut të Lezhës, ku dyshohet të ketë shfrytëzuar mundësinë për t'u arratisur./ZËRI

Poll

MOS HUMB