Aktualitet

Dy të rinjtë u arratisën nga Komisariati i Policisë së Elbasanit, AMP pezullon nga puna 3 efektivët

Dyshohet se efektivët, në mospërmbushje të detyrave të tyre funksionale, nuk kanë marrë masa për parandalimin e arratisjes së Nazmi Liçi dhe Ervis Peqini nga dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Elbasan. 

F.I
Dy të rinjtë u arratisën nga Komisariati i Policisë së
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar 3 punonjës policie për shkak se nuk parandaluar arratisjen e Nazmi Liçit dhe Ervis Peqinit nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit. Dyshohet se efektivët, në mospërmbushje të detyrave të tyre funksionale, nuk kanë marrë masa për parandalimin e arratisjes së Nazmi Liçi dhe Ervis Peqini nga dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Elbasan. Të pezulluar janë inspektori Dhimitër Doka, nënkomisar Theofan Telo dhe inspektore Andeta Liçi. 

Nazmi Liçi dhe Ervis Peqini u shoqëruan mëngjesin 31 dhjetorit, pasi ishin shpallur në kërkim për vjedhje. Pasi efektivët i kanë zbritur nga automjeti me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, të dy kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan. 

NJOFTIMI:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” për punonjësit e policisë të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” si më poshtë vijon;

➡️ N/Komisar Th.T., me detyrë Specialist për rendin pranë Komisariatit të Policisë Elbasan

➡️ Inspektor A.L., me detyrë Ndihmës Specialiste pranë Zyrës së Informacionit në Komisariatin e Policisë Elbasan

➡️ Inspektor A.B., me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë pranë DVP Elbasan.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga AMP, dyshohet se këta punonjës policie, në mospërmbushje të rregullt të detyrave të tyre funksionale, me veprime dhe mosveprime, nuk kanë marrë masa për parandalimin e arratisjes nga dhomat e sigurisë / shoqërimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, të shtetasve N.L. dhe E.P., ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të dyshuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Në lidhje me këtë ngjarje, më datë 31/12/2024 Drejtoria Rajonale e AMP-së ka bërë ndalimin me iniciativë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Dh.D., me detyrë Trupë shërbimi vend roje në dhomat e shoqërimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë për "Shpërdorim i detyrës" edhe punonjësit e policisë Inspektor A.H., me detyrë Trupë shërbimi vënd roje në DVP Elbasan dhe Inspektor A.B., me detyrë Përgjegjës i Dhomave të Sigurisë në DVP Elbasan.

Vijojnë veprimet hetimore për nxjerrjen e përgjegjësive për punonjës të tjerë të policisë në DVP Elbasan./ZËRI

Poll

MOS HUMB