Aktualitet

'Sera' me kanabis në Lezhë, Apeli lë në burg vëllain e deputetit Eduard Ndreca

Arrestimi i Armando Ndrecës, u bë në kuadër të komunikimeve me telefon që ka pasur me dy të arrestuarit e tjerë Armel Nikduajn dhe Elvis Shpellzain të cilët akuzohen se kishin kthyer një stan në “fermë kanabisi”.

F.I
'Sera' me kanabis në Lezhë, Apeli lë në burg
Armando Ndreca

TIRANË-Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste do të vijojë të qëndrojë në burg. Apeli i GJKKO-së nuk ka pranuar kërkesën e tij i cili rezulton të jetë i përfshirë në dosjen “Revanshi”. 

Armando Ndreca u arrestua nga Policia e Lezhës në kuadër të operacionit të SPAK, në lidhje me një serë e cila kultivonte kanabis sativa. Ndaj tij, SPAK ka ngritur akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në kuadër të grupit kriminal.

Kujtojmë se vëllai i deputetit të PS, Eduart Ndreca, u lirua nga qelia duke u mjaftuar me caktimin e masës “detyrim paraqitje” ndaj tij. Arrestimi i Armando Ndrecës, u bë në kuadër të komunikimeve me telefon që ka pasur me dy të arrestuarit e tjerë Armel Nikduajn dhe Elvis Shpellzain të cilët akuzohen se kishin kthyer një stan në “fermë kanabisi”. Gjykata e vlerësoi si të paligjshëm ndalimin e Ndrecës, i cili sipas prokurorisë u bë me këmbënguljen e prokurorisë bazuar në përgjimet e bëra ndaj të arrestuarve./ZËRI

Poll

MOS HUMB