Aktualitet

Ekzekutoi bashkëpunëtorin e drejtësisë, shqiptari rezulton edhe autor i vrasjes së një ukrainasi

Autoritetet italiane ishin në pritje të rezultatit të krahasimit të gjurmëve të gishtave që iu besuan kolegëve të tyre sllovenë për t'u siguruar se personi i arrestuar në Lubjanë dhe i kërkuari për vrasjen e Saronnos ishin i njëjti person.

F.I
Ekzekutoi bashkëpunëtorin e drejtësisë, shqiptari rezulton
FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Shqiptari Roland Cretu, 40-vjeç i arrestuar në Lubjanë si autori i vrasjes së një bashkëpunëtori të drejtësisë rezulton të jetë autori i dyshuar i vrasjes së  46-vjeçarit ukrainas Vadym Usatyi mbrëmjen e 27 tetorit 2024 në Saronno, provincë e Vareses në Itali. Mediat italiane raportojnë shqiptari u ndalua në Lubjanë më 5 janar të këtij viti pasi dyshohet se është autori i vrasjes së një dëshmitari të drejtësisë në fillim të dhjetorit pranë Lubjanës.

Autoritetet italiane ishin në pritje të rezultatit të krahasimit të gjurmëve të gishtave që iu besuan kolegëve të tyre sllovenë për t'u siguruar se personi i arrestuar në Lubjanë dhe i kërkuari për vrasjen e Saronnos ishin i njëjti person. Karabinierët e kompanisë Saronno dhe departamentet speciale të Milanos, të koordinuara nga prokurorja publike Francesca Parola, arritën tek ai falë analizave të qelizave të celularëve dhe pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonën e Via Varese.

40-vjeçari kishte ikur në Zvicër pasi kishte vrarë të pastrehin që kishte takuar rastësisht. Më pas u kthye në Itali. Përmes një sërë përgjimesh telefonike policia kuptoi se ai ishte në Lubjanë.

Pas komunikimit me palën sllovene, u zbulua se realisht në 5 dhjetor në Lubjana ishin arrestuar 3 të dyshuar për vrasje, mes të cilëve edhe shqiptari Roland Cretu. Të arrestuarit ishin 39-vjecari malazez Dino Muzaferoviç i njohur si “Cezar”, një anëtar i Klanit “Škaljari” nga Mali i Zi, i kërkuar në shumë vende për trafik droge, 41-vjecari shqiptar Roland Cretu dhe 22-vjecari slloven Jako Bergant, shkruanin mediat asakohe.

Zovko, një ish-i dënuar dy herë për trafik droge, ishte një dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë lidhur me hetimin e aktiviteteve kriminale të grupeve mafioze ballkanase Kavac dhe Skalajri. Motivi për vrasjen e Zovkos thuhet të jetë hakmarrja. Muzaferovic, një nga autorët e dyshuar, është në listën e personave të kërkuar të Interpolit./ZËRI

Poll

MOS HUMB