Aktualitet

I dënuar me 20 vite burg, zbulohet emri i shqiptarit që drejtonte grupin kriminal në Greqi

Ai është dënuar me 20 vite burg për grabitje me armë dhe po kryen dënimin në një burg në Diavata.

I.F
I dënuar me 20 vite burg, zbulohet emri i shqiptarit që drejtonte
Policia greke

ATHINË- Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni që po zhvillohet në Athinë, në Greqi për goditjen e një grupi kriminal të përbërë nga anëtarë shqiptarë dhe grekë, i cili kryente gjobvënie, shkatërrim prone me eksploziv e zjarr, si dhe ishte përfshirë në tentativë vrasje. Mësohet se ky grup kriminal drejtohej nga shqiptari Edmond Përbashaj, i cili është dënuar me 20 vite burg për grabitje me armë dhe po kryen dënimin në një burg në Diavata.

Përbashaj u transferua në burgun e Diavatës nga burgu i Stavrakiout në Janinë, pasi në fillim të korrikut u zbulua se bashkëpunonte me persona nga jashtë dhe me zyrtarë të burgut, ku shpërndanin lëndë narkotike dhe fusnin para në burg. Gjatë operaconit të mëparshëm të policisë, disa nga të burgosurit i vunë flakën dyshekëve në qeli. Në një nga bisedat e zbuluara nga media greke në korrik, Përbashaj kishte kontakte me drejtorin e burgut të cilin e informonte se priste trafikimin e 100 kg kokainë.

Në operacionin e sotëm mësohet se janë arrestuar 23 persona si dhe janë sekuestruar armë, drogë e para. Mësohet se është zbardhur ngjarja e fillimit të tetorit në Singrou të Athinës ku u plagosën dy persona, njëri prej të cilëve me armë, ndërkohë janë zbardhur dhe shpërthimi me eksploziv në një biznes automjetesh dhe zjarrvënia në një fast-food. /ZËRI

Poll

MOS HUMB