
GREQI- Një aksion ka nisur në periferinë jugore të Athinës, nga i cili deri më tani 23 persona kanë përfunduar në pranga. Të arrestuesit janë pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në tentativa vrasjeje, rrahje dhe zjarrvënie. Drejtuesi i këtij grupi është një personazh i njohur dhe aktualisht ndodhet në burg, por identiteti i tij nuk është bërë me dije nga mediat greke.
Mes të arrestuarve është edhe një person me origjinë shqiptare, i cili është i përfshirë në një çështje ku akuzohet se ka pasur lidhje me punonjës të burgut në Janinë. Por edhe identiteti i tij nuk është bërë publik. Nga aksioni, është arrestuar edhe një tifoz i organizuar i një ekipi të përfshirë në rastin e vrasjes së Giorgos Lyggeridis.
vijon...