TIRANË-Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin për ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi. Gjithashtu Gjykata e ka kthyer çështjen e Gëllçit për rigjykim në Apelin e GJKKO.
Më herët edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e cilësoi të paligjshëm arrestimin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi. Gjykata u shpreh se Shqipëria ka shkelur të drejtat e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, duke e mbajtur në paraburgim për një periudhë të gjatë pa arsye të mjaftueshme ligjore.
Ish- drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi u arrestua në tetor të vitit 2021. Ish-drejtori u shpall fajtor në 2 qershor nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrëse në tendera apo ankande publike”. Gëllçi u dënua me 1 vit e 4 muaj burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu reduktua në 1 vit dhe 4 muaj heqje lirie, ndërsa u lirua nga qelia më 30 gusht 2022./ZËRI