TIRANË-Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini ka rrëfyer për ZËRI, ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku ai dhe babai i tij, Paqësori janë dhunuar nga një person ende i paidentifikuar. Në një bisedë telefonik me ZËRI, Hajdini shprehet se gjithçka ndodhi pasi i ati i tij kishte ngritur zërin në telefon dhe kishte shqetësuar një nga klientët e tjerë në lokal. Genard Hajdini është shprehur se nuk e njeh autorin, por sipas tij është një shtetas që ka pak ditë që ka dalë nga burgu.
Ai tregon se i ati i tij ndodhej në "Bar Oslo në Rrugën Bardhyl” dhe kishte ngritur zërin në telefon teksa fliste me të. Autori sipas tij ishte në tavolina ngjitur dhe i ka kërkuar të ulë zërin pasi ishte në shoqërinë e një gruaja dhe e kishte shqetësuar. I ati i Genardit kishte kërkuar falje por autori e kishte goditur me grusht. Personazhi i njohur tregon se i alarmuar shkoi me taksi pranë të atit por edhe ai u sulmua.
"Në orën 00:55 më merr babai në telefon; 'Ku je? Po vjen apo jo?'. U nxeh babi në telefon po shante. Unë kisha marrë taksinë në atë moment. Duke bërtitur babi, i tha ai mos bërtit se jam me gruan. Ai personi kishte 4 ose 5 ditë që e rastiste babin aty. Kamarieri tha është njeri i joni, ai sa kishte dalë nga burgu. Babi i tha 'më fal..më fal' ai e goditi me grusht. Shkova direkt, sa hyra unë më goditi e mua me grusht. Policia u vonua e lajmërova në momentin që isha në taksi, janë shoqëruar kamarierët,"-u shpreh Genardi.
Hajdini rrëfen se Policia vonoi të shkonte në vendin e ngjarjes dhe autori u largua, ndërsa në komisariat janë shoqëruar vetëm kamarierët e barit. Burime nga Policia bëjnë me dije se janë pyetur dëshmitarët, janë marrë kamera sigurie të disa subjekteve aty afër dhe po punohet për identifikimin e autorit./ZËRI