Aktualitet

Gilmando Dani erdhi sot nga Barcelona, sapo hipi në 'Benzin' luksoz, autorët "e pritën" me breshëri plumbash

Dani kishte arritur në Rinas në orën 13:55, ndërsa atentati ka ndodhur vetëm pak minuta pas mbërritjes së Danit në Rinas.

zh.ll
Gilmando Dani erdhi sot nga Barcelona, sapo hipi në 'Benzin'
gilmando dani-vendngjarje

TIRANË- Gilmando Dani, i cilësuar si mik i Emiljano Shullazit dhe krahu i djathtë i tij në veprimtarinë kriminale, mbeti viktimë e atentatit në Rinas, teksa burime bëjnë me dije se ai sapo ishte kthyer nga Barcelona. Dani kishte arritur në Rinas në orën 13:55, rreth 35 minuta para orarit të planifikuar, ndërsa atentati ka ndodhur vetëm pak minuta pas mbërritjes së Danit në Rinas.

Atë e priste një makinë tip “Benz” dhe Dani ka hipur në të si pasagjer. Në dalje të aeroportit, Danit i është bërë pritë dhe si pasojë e të shtënave ai ka mbetur i vdekur në vend. Shoferi i mjetit, Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili do ta shoqëronte me makinë, ka mbetur i plagosur rëndë dhe akualisht ndodhet te Trauma në Tiranë. 

Mësohet se mjeti luksoz tip "Benz" nuk ishte në pronësi të të plagosurit Muçi Shaljani, por i shtetasit Ervis Kosova. Ky i fundit një person jo pak i njohur për autoritetet. Në gusht të 2025 Elvis Kosovës i vendosën tritol në biznesin e makinave, ku si pasojë u dëmtuan 4 makina të parkuara. 

Autorët kanë qëlluar disa herë teksa plumbat kanë prekur edhe xhamat e fasadës së një hoteli aty afër duke rrezikuar jetën e qytetarëve të thjeshtë që kalonin në zonë. Pas ngjarjes në fshatin Halil të Krujës u gjet një makinë e djegur që dyshohet e autorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB