Aktualitet

Mbeti i plagosur në atentatin e Rinasit, 40-vjeçari punonjës i AMP dhe pronar i hotelit "RAMEL" (EMRI-FOTO)

Mësohet se Shaljani është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë një plumb në kokë.

zh.ll
Mbeti i plagosur në atentatin e Rinasit, 40-vjeçari punonjës i
vendngjarje-Muçi Shaljani (Sheqeri)

TIRANË- Muçi Shaljani (Sheqeri) 40-vjeç mbeti i plagosur rëndë në atentatit që ndodhi pasditen e së martës pranë rrethrrotullimit të Rinasit. Ai ndodhej në një automjet të bardhë tip “Benz”, së bashku me Gilmando Danin, ku ky i fundit nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Mësohet se Shaljani është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë një plumb në kokë.

Burime për mediat bëjnë me dije se ka dyshime që personi i plagosur, i cili në momentin e atentatit ka qenë në timonin e mjetit të blinduar është një punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Që prej shtatorit Shaljani ishte emëruar si agjent në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore (AMP), nga Artjol Saliasi. Gjithashtu, 40-vjeçari rezuton se është biznesmen. Shaljani është pronari i hotelit "Ramel" në qendër të Tiranës.

Shaljani drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz” kur drejt tyre u hap zjarr pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani 47-vjeç. Ky i fundit nuk i mbijetoi dot plagëve të marra./ZËRI

Poll

MOS HUMB