Aktualitet

U kap me me 4 armë në tunelin e Skërficës, Kejdi Banaj: Mendova se ishin lodra, shoku im i mori në ferra...m'i la në makinë...

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë armët do t'i shiteshin një grupi kriminal në Sarandë.

F.I
U kap me me 4 armë në tunelin e Skërficës, Kejdi Banaj:
FOTO ILUSTRUESE

SARANDË-Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni policor në tunelin e Skërficës, ku efektivët ndaluan më 16 korrik automjetin që drejtohej nga Kejdi Banaj. Gjatë kontrollit të makinës, në pjesën e pasme, poshtë tapicerisë së sediljes së pasagjerit, u gjet një qese e zezë plastike me katër pistoleta të tipit “Glock”. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë armët do t'i shiteshin një grupi kriminal në Sarandë.

Por në dëshminë e tij 31-vjeçari ka treguar për një person tjetër që dyshohet se kishte rol në ngjarje, 26-vjeçarin E.S. nga Tirana, i cili rezulton i kërkuar edhe për një çështje tjetër të ngjashme. Para hetuesve, Banaj ka treguar se kishte njohje prej vitesh me E.S. dhe se sipas tij, ai e kishte kontaktuar për një udhëtim drejt Sarandës. Sipas Banajt, ai nuk kishte dijeni për përmbajtjen e qeses së zezë që u gjet në makinën e tij.

“Unë jam përdoues i lëndëve narkotike prej vitesh dhe nuk e di fare se si ka ndodhur ngjarja. Mua më morën te shtëpia më çuan aty dhe s’kam ditur fare. Nuk kam qenë i vetëdijshëm në rastin konkret se si ndodhi ngjarja, vazhdoj që mos të jem i kthjellët. Unë kam deklaruar të gjithë të vërtetën. Më mori E.S. Kam 20 vjet që e njoh. Më ka ardhur dhe më ka thënë do ikim në Sarandë të gjejmë një shtëpi të bënim ca ditë plazh. Ai ishte me nusen dhe fëmijën. Kishim kohë pa u takuar. Nusen e tij e lamë në Elbasan, shkuam në Tiranë, ai mori një porosi dhe e futi në makinën time, ndërsa vetë mori një makinë tjetër.

Rrugës ndodhi çfarë ndodhi, mua më kapën, ai iku se ishte para me makinë. Kur më kanë kapur atëherë kam kuptuar çfarë kam pasur në makinë. Qesen e zezë që la tek makina ime e mori ai me kunatin e tij në Tiranë dhe unë nuk e dija çfarë kishte aty. Erdhi më takoi papritur, kisha 4 vjet pa e parë. Në fillim më kërkoi tek babai, atij ia mori numrin e telefonit, pastaj më takoi mua.

Banaj është treguar bashkëpunues me policinë, duke treguar edhe kodin e celularit, si dhe duke treguar njëherazi edhe bashkëpunëtorët.

"U nisën të tre bashkë dhe me kunatin e tij, emrin nuk e di, për në Sarandë me një makinë. Në datë 15.07.2026, rreth orës 08:00, i ka thënë që të shkonin për të marrë diçka në Tiranë dhe do ta paguante 150 euro për të bërë shoferin. Makinën ia la dikujt dhe mori makinën “Citroen”, me targa AB****F, se ku nuk e di. U nisën dhe, kur shkuan në Tiranë, ndaluan ngjitur te “Hotel I…”, në autostradë te “Qafa e Kasharit”, ku doli nga makina me kunatin e tij, morën një qese të zezë te ferrat dhe erdhi te makina, e futi mbrapa sediljes te këmbët dhe i tha të shkonte për në Sarandë. Ai mori një automjet “Skoda”, ngjyrë gri, që ia kishin lënë aty, dhe se ai e dinte që kishte sende të kundërligjshme, armë në makinë, por i mendonte lodër”, ka deklaruar Banaj para gjykatës.

Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”. Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e armëve.

Poll

MOS HUMB