Aktualitet

U kapën më 9 tetor gati për të kryer atentat-Gjykata lë në burg Tarjan, Ymerin dhe Pirolin

Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç të armatosur dhe me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer krimin

F.I
U kapën më 9 tetor gati për të kryer atentat-Gjykata lë
Vinçesk Piroli dhe Kristian Ymeri

LEZHË-Elden Tarja, Kristian Ymeri (Shkambi) dhe Vinçesk Piroli, të arrestuar më 9 tetor, teksa ishin nisur për të kryer vrasje janë lënë në burg nga Gjykata e Lezhës. Vrasja ishte planifikuar të kryhej në orët e mëngjesit në Lezhë, por plani dështoi pasi të arrestuarit nuk arritën të identifikonin objektivin e tyre. 

Si u krye arrestimi i tyre-atentati i dështuar

Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç të armatosur dhe me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer krimin. Ndërkohë personi i tretë, Elden Tarja, 25 vjeç ishte vendosur me një automjet në zonën ku kishin planifikuar të kryenin vrasjen, për të ndihmuar ekzekutorët të largoheshin nga vendi ingjarjes.

Pas vëzhgimit dhe krehjes së zonave ku dyshohej se kishte lëvizur motori, në Lezhë dhe në drejtim të Shkodrës, në segmentin rrugor “Gjadër-Barbullush”, u ndalua automjeti tip “Volkswagen”, në të cilin ndodhej Kristian Ymeri(Shkambi) dhe Vinçesk Piroli, me drejtues Elden Tarjan. 

Gjatë kontrollit fizik, të motomjetit dhe në banesën e Tarjas dhe përreth saj, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta), me krehra dhe fishekë, municion luftarak, motomjeti i dyshuar i përdorur për të të kryer vrasjen. Policia ka dyshime se të arrestuarit mund të jenë të përfshirë edhe në atentatin e ndodhur në Sarandë mëngjesin e 20 shtatorit, ku u ekzekutua Artan Myrtaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB