Aktualitet

U kapën me 5 kg drogë drejt Durrësit, me vlerë mbi 500 mijë euro! 2 autorët u mbajtën nën vëshgim nga Antidroga

Droga e sekuestruar rreth 5 kilogramë lëndë narkotike, konkretisht 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë, nëse kjo sasi do të hidhej në treg dhe do të shpërndahej në doza, vlera e saj do të përllogaritej në mbi 500 mijë euro. 

F.I
U kapën me 5 kg drogë drejt Durrësit, me vlerë mbi 500
të arrestuarit Luftim Hoxha dhe Mirland Herri

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni policor i koduar “Drejtimi”, ku Mirand Herri, 51 vjeç, dhe Luftim Hoxha, 41 vjeç u kapë në flagrancë me mbi 5.2 kilogramë heroinë dhe kokainë. Raportohet se Herri dhe Hoxha, të cilët u arrestuan pasditen e 23 gushtit për trafik droge, janë mbajtur prej disa ditësh nën vëzhgim nga Antidroga e Policisë së Tiranës, e cila ka përdorur metoda speciale të hetimit për dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal.

Autorët të dy banues në Maminas, ishin nisur drejt Durrësit me një automjet tip “Mercedes-Benz”. Droga e sekuestruar rreth 5 kilogramë lëndë narkotike, konkretisht 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë, nëse kjo sasi do të hidhej në treg dhe do të shpërndahej në doza, vlera e saj do të përllogaritej në mbi 500 mijë euro. 

U kapën me 5 kg drogë drejt Durrësit, me vlerë mbi 500
droga e sekuestruar
U kapën me 5 kg drogë drejt Durrësit, me vlerë mbi 500
Luftim Hoxha
U kapën me 5 kg drogë drejt Durrësit, me vlerë mbi 500
Mirland Herri

Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba zbuloi detaje lidhur me operacionin, ku u shpreh se pas ndalimit të automjetit, gjatë kontrollit policia gjeti një çantë, brenda së cilës ndodheshin 7 pako me lëndë narkotike të cilat do të trafikoheshin drejt Durrësit. Në mjet u gjetën 4 pako me lëndë narkotike të llojit heroinë, me peshë 2 kilogramë e 123.6 gramë, si dhe 3 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 3 kilogramë e 120.6 gramë.

Kjo është një nga sasitë më të mëdha të drograve të forta që ështe sekuestruar nga policia e kryeqytetit. Hetimet vijojnë për të dokumentuar të plotë aktivitetin e dyshuar dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë./ZËRI

Poll

MOS HUMB