Aktualitet

U konfliktua fizikisht me një qytetar gjatë detyrës, AMP pezullon efektivin në Dibër

Sipas veprimeve hetimore, dyshohet se efektivi është konfliktuar fizikisht me një qytetar gjatë ushtrimit të detyrës së tij, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, Dibër. 

zh.ll
U konfliktua fizikisht me një qytetar gjatë detyrës, AMP pezullon
Foto ilustruese

DIBËR- Një punonjës policie është vënë në pranga, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”. Sipas veprimeve hetimore, dyshohet se efektivi, Vlash Ashniku është konfliktuar fizikisht me një qytetar gjatë ushtrimit të detyrës së tij, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, Dibër. 

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës - Dibër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë V. A., me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masava Plotësuese e Kontrollit të Territorit në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga veprimet e para hetimore, janë krijuar dyshimet e arsyeshme të bazuara në prova e fakte, se punonjësi i policisë me datë 02.07.2025 rreth orës 01.30 në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, Dibër, gjatë kryerjes së detyrës është konfliktuar fizikisht duke kryer dhe veprime arbitrare në dëm të shtetasit F. K., banues në Dibër.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Dibër./ZËRI

Poll

MOS HUMB