Aktualitet

U mbyt dhe u hodh në rezervuar/ Gjykata jep dënimin për katër vrasësit e Martin Çeços

Gjykata ka vendosur dënim më burg për vepren penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim për shtetasit e akuzuar.

F.I
U mbyt dhe u hodh në rezervuar/ Gjykata jep dënimin për
Martin Çeço

KORÇË-Gjykata e Korçës ka shpallur fajtorë 4 personat e dyshuar si vrasës së Martin Çeços nga fshati Kolanec i Maliqit në 12 Qershor 2022. Gjykata ka vendosur dënim më burg për vepren penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim për shtetasit e akuzuar. Konkretisht: Për Valter Mollaj 25 vite burg, Edlir Mollaj 23 vite burg, Martina Pajollari 20 vite burg, Blendi Angjo 15 vite burg.

Pavarësisht akuzave, mbrojtja e të akuzuarve argumentoi se nuk ka prova të mjaftueshme që të lidhin ata me ngjarjen dhe paralajmëroi apelimin e vendimit. Sipas mbrojtësve, asnjë provë konkrete nuk është paraqitur për të treguar se Valter dhe Edlir Mollaj kanë kryer vrasjen, dhe nuk janë siguruar materialet nga kompania “Meta”, ku dyshohej se viktima dhe autorët e dyshuar mund të kishin pasur kontakte.

Si ndodhi vrasja

Mbrëmjen e 12 qershorit, Valter Mollaj kishte njoftuar kushëririn e tij Edlir Mollaj dhe kishte marrë bariun Blenti Angjo për t'u nisur nga fshati Marjan në një destinacion të panjohur. Pasi ata arritën në fshatin Kolanec, morën në vendin e parë të ndjerin dhe u drejtuan drejt rezervuarit 4 km larg fshatit në një terren të vështirë malor. Vetë Valter Mollaj i hodhi litarin në fyt të riut Martin Çeço dhe pasi u sigurua që ai humbi jetën, e hodhi në rezervuar duke lënë pandoflat jashtë, për ta inskenuar si vetëvrasje. Sipas hetimeve, shkaku i krimit ka qenë një lidhje e viktimës me Martina Pajollarin, e cila dyshohet se kishte nxjerrë në pritë Martin Çeçon./ZËRI

Poll

MOS HUMB